10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Fitore me pesë gola, Kosova përmbys Armeninë

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të thellë ndaj Armenisë me rezultat përfundimtar 5-2.

Pavarësisht disavanazhit në fillim të ndeshjes, ku Amir Shaipi shënoi një autogol në minutën e 8-të, “Dardanët” nuk u dorëzuan.

Barazimi erdhi në minutën e 23-të me një goditje spektakolare nga Lumbardh Dellova, i cili gjeti rrjetën nga distanca.

Armenia u rikthye në epërsi vetëm shtatë minuta më vonë por loja mori tjetër rrjedhë në pjesën e dytë.

Kosova barazoi në minutën e 60-të, kur Baton Zabërxha fitoi një penallti pas një depërtimi të shpejtë. Mërgim Vojvoda realizoi nga pika e bardhë.

Spektakli u mbyll nga Albion Rrahmani, i cili me dy gola të shpejtë në fund 90’ dhe 93’.

Më Shumë

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit