10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

“Engjëjt” në teatrin “Bekim Fehmiu” – një rrëfim prekës për dhimbjen dhe drejtësinë e mohuar

Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, sot, në orën 20:00, do të shfaqet monodrama “Engjëjt”. Hyrja është falas, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të teatrit, ky është një rrëfim i fuqishëm përmes zërit të një nëne, Hana, e cila kërkon të vërtetën për fëmijët e saj të rrëmbyer gjatë luftës. Një histori që trajton dhimbjen, mungesën, heshtjen dhe drejtësinë e mohuar, duke prekur thellë zemrat e spektatorëve.

“Do më mjaftonte që një asht të tyre ta kem në dorë… ta prek me dorë…”

Një ngjarje që sfidon heshtjen dhe fton të gjithë të reflektojnë mbi pasojat e luftës dhe nevojën për drejtësi./PrizrenPress.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit