11.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Në Retijë të Rahovecit u vu gurthemeli i kullës simbol të luftës

Në fshatin Retijë, dje u vu gurthemeli i kullës simbol të luftës, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit me rrethinë, raporton PrizrenPress.

Retija, një fshat i vogël, në kohët më të lavdishme u bë epiqendër e operimit të disa brigadave të Zonës Operative të Përgjithshme të UÇK-së, duke marrë kështu peshë historike për shkak të pozicionit gjeografik dhe duke u bërë pikë referimi për veprimet operative të UÇK-së.

Sipas komunës, në nderim të luftës çlirimtare dhe luftëtarëve të brigadave 124 “Gani Paçarizi”, 125 dhe 126 “Hasi,” si dhe shumë luftëtarëve nga zonat e tjera, do të ndërtohet një kullë me gurë, ku do të ruhen vlerat tona kombëtare.

“Kulla, e cila ka tri hyrje, do të simbolizojë tri brigadat dhe do të ketë mjedise e hapësira për ruajtjen e artifakteve të luftës, hapësirë për aktivitete kulturore e përkujtimore dhe do të bëhet pikë referimi për qëndresën e banorëve të kësaj ane”, theksohet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit