14.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Xheladini reagon ndaj PDK-së: Dita e Çlirimit të Dragashit nuk është platformë politike, por festë për të gjithë qytetarët

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar ndaj deklaratës së Degës së PDK-së në këtë komunë, e cila kritikoi organizimin e aktiviteteve me rastin e Ditës së Çlirimit, duke e quajtur atë të politizuar dhe të zbrazët nga përfshirja qytetare.

Në një reagim të gjatë dhe të detajuar, Xheladini thekson se më 12 qershor është shënuar me dinjitet Dita e Çlirimit të Komunës dhe se përpjekjet për ta politizuar këtë datë janë “të pabaza dhe të paarsyeshme”.

“Nuk do të lejojmë që përpjekjet për politizimin dhe shtrembërimin e kuptimit të Ditës së Çlirimit të Komunës sonë të mbeten pa përgjigje”, shkruan Xheladini.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

“Kjo është një datë me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallime partiake apo etnike”.

Sipas tij,  aktivitetet janë zhvilluar me përfshirje të gjerë qytetare dhe me pjesëmarrjen e shumë segmenteve të shoqërisë.

Ndër aktivitetet e përmendura nga ai ishin: gara sportive të organizuara nga gratë asambliste, një ceremoni për pensionistët, një seancë solemne në Kuvendin Komunal me praninë e OVL-së, përfaqësuesve të FSK-së, Policisë, bashkësisë islame, shoqërisë civile dhe qytetarëve, si dhe koncerte, gara me kuaj, dhe një sërë ngjarjesh të tjera që do të pasojnë.

Xheladini vuri në dukje edhe faktin se këtë vit është realizuar edhe binjakëzimi i Komunës së Dragashit me Komunën e Mavrovës dhe Rostushës nga Maqedonia e Veriut, duke i dhënë festës një karakter ndërkombëtar.

“Në asnjë aktivitet nuk është artikuluar mesazh politik apo promovim partiak. Fjalimet e mia dhe të Kryesueses së Kuvendit janë publikuar dhe qytetarët kanë pasur mundësi t’i ndjekin. Çdo qëndrim ka qenë i fokusuar në nderimin e historisë dhe vlerave të përbashkëta”.

Xheladini kritikoi qeverisjen e kaluar të PDK-së për, siç tha, mungesë aktivitetesh gjithëpërfshirëse gjatë 14 viteve në pushtet, duke theksuar se asnjëherë nuk ishin organizuar ngjarje për gratë, pensionistët, apo ngjarje ndërkombëtare.

“Qytetarët meritojnë një qasje të ndershme, përbashkuese dhe transparente ndaj festave tona të përbashkëta – jo përpjekje për përfitime politike në kurriz të vlerave që na bashkojnë”.

Ky reagim vjen pas akuzave të PDK-së se manifestimi i Ditës së Çlirimit ishte politizuar dhe i bojkotuar në mënyrë të qëllimshme nga qytetarët si formë pakënaqësie ndaj udhëheqjes komunale./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Ndarja e mandateve në Prizren, PDK merr 13 asambleistë, LVV-9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025. Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia...

Ndahet nga jeta aktivisti i LDK-së në Prizren, Liri Gashi

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Liri Gashit, aktivist dhe nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Atmaxhë të...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit