5.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Prizreni nis fazën përgatitore më 1 korrik

Klubi futbollistik Prizreni ka bërë të ditur se faza përgatitore zyrtare për sezonin e ri do të nisë më 1 korrik 2025. Megjithatë, një pjesë e skuadrës ka nisur stërvitjet që nga data 23 qershor, si pjesë e një faze paraprake që do të zgjasë deri më 28 qershor.

“Pas kësaj periudhe, i gjithë grupi do të jetë i gatshëm për të nisur fazën përgatitore, e cila fillon me 1 korrik”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Gjatë kësaj vere, Prizreni ka qenë aktiv në tregun e transferimeve, duke afruar futbollistë me cilësi dhe përvojë, të cilët synojnë të rrisin konkurrencën brenda skuadrës dhe të ndihmojnë në realizimin e objektivave për sezonin e ri.

“Këto përforcime janë pjesë e një projekti serioz dhe të qëndrueshëm që po ndërtohet hap pas hapi”, thekson klubi.

Në fund, klubi Prizreni ka bërë thirrje për përkrahje nga bizneset lokale dhe tifozët, për ta ndihmuar klubin në këtë rrugëtim të ri.

“FC Prizreni i bën thirrje të gjitha bizneseve lokale dhe dashamirësve të futbollit që të mbështesin klubin në këtë rrugëtim të ri, drejt objektivave të përbashkëta dhe zhvillimit të mëtejshëm të futbollit prizrenas”./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Valdet Hoxha: Liderët politikë mund të jenë pajtuar në heshtje për zgjedhje

Avokati Valdet Hoxha ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kandidaturat e shpallura deri më tani...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit