Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2025/2026.
“Senati ka miratuar kushtet dhe kriteret për regjistrim në studimet themelore – baçelor, për vitin akademik 2025/26, dhe ka vendosur për shpalljen e konkursit”, thuhet në njoftimin e universitetit, raporton PrizrenPress.
Vendimi për shpalljen e konkursit është marrë më 2 korrik 2025, ndërsa paraprakisht, më 23 qershor, Senati kishte miratuar edhe propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve. Të gjitha këto propozime janë aprovuar edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Për më shumë informacione, përfshirë programet e hapura, afatet për aplikim dhe dokumentacionin e nevojshëm, aplikantët mund të vizitojnë faqen zyrtare të universitetit: www.uni-prizren.com./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren