Perimekultura po shfaqet si një ndër sektorët më të qëndrueshëm dhe në zhvillim të vazhdueshëm në Komunën e Rahovecit, duke sjellë shembuj konkretë të suksesit nga fermerët lokalë.
Drejtoria për Bujqësi e kësaj komune ka vlerësuar lart kontributin e bujqve, të cilët me përkushtim e punë të palodhshme po e forcojnë pozitën e Rahovecit si zonë prodhuese me cilësi të lartë në sektorin bujqësor.
“Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Rahovecit vlerëson lart përkushtimin dhe suksesin e fermerëve tanë, të cilët janë shtylla kryesore e zhvillimit bujqësor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo drejtori, raporton PrizrenPress.
Sipas këtij njoftimi, një nga shembujt më të mirë të këtij zhvillimi është puna e përditshme e fermerëve që merren me kultivimin e perimeve si: speca, lakra, tranguj, domate, patate dhe qepë – kultura këto që kanë treg të qëndrueshëm dhe kërkesë të lartë në vend dhe më gjerë.
“Fotot e mëposhtme janë dëshmi e qartë e cilësisë që prodhohet në tokën e komunës sonë”, thekson Drejtoria për Bujqësi, duke sjellë në vëmendje pamje konkrete nga fermat vendore që ilustrojnë suksesin në praktikë.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
Komuna e Rahovecit ka konfirmuar mbështetjen e saj të vazhdueshme për fermerët, duke theksuar se kjo ndihmë nuk do të ndalet vetëm në fjalë, por do të shoqërohet me veprime konkrete përmes ndihmës institucionale, projekteve zhvillimore dhe promovimit të prodhimeve vendore.
“Komuna e Rahovecit do të jetë gjithmonë përkrah fermerëve – me mbështetje institucionale, projekte zhvillimore dhe promovim të prodhimeve vendore”, thuhet më tej në deklaratë.
Përmes kësaj nisme, Drejtoria për Bujqësi i bën thirrje të gjithë fermerëve të komunës që të vazhdojnë veprimtarinë e tyre me përkushtim dhe të ruajnë bashkëpunimin me institucionet, për të përforcuar sektorin bujqësor dhe për të garantuar në treg produkte të shëndetshme, vendore dhe konkurruese.
“Ftojmë të gjithë fermerët e Komunës së Rahovecit që të vazhdojnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre me përkushtim dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Drejtorinë për Bujqësi. Së bashku, mund ta fuqizojmë sektorin dhe t’i sjellim tregut produkte të shëndetshme, vendore dhe konkurruese”, përfundon njoftimi. (Shih FOTOT)/PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren