Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin 2025/2026 të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ku është përcaktuar edhe ndeshja e parë për ekipin debutues, FC Prizreni.
Klubi nga Prizreni do të përballet në javën e parë me KF Trepçën ’89, në një përballje që do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, përballje kjo që shënon debutimin historik të FC Prizrenit si vendas në Ligën e Parë.
“Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri plot sfida dhe suksese”, thuhet në njoftimin e klubit, i cili njëkohësisht ka ftuar të gjithë tifozët, qytetarët e Prizrenit dhe dashamirësit e futbollit që të jenë të pranishëm në këtë sfidë të rëndësishme për të përkrahur ekipin drejt fitores.
Kjo ndeshje shënon një etapë të re për FC Prizrenin, i cili vetëm së fundmi ka siguruar ngritjen në rangun e dytë të futbollit kosovar, duke vazhduar kështu ambicien për zhvillim dhe afirmim në arenën kombëtare./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren