Kurti në Festivalin e Domates në Mamushë: Mbështetja për bujqësinë po jep rezultate

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë mori pjesë në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Domates, edicioni i 16-të, i cili mbahet tradicionalisht në Komunën e Mamushës.

Në fjalën e tij, ai tha se festivali është dëshmi e shpirtit të banorëve të zellshëm të Mamushës, një komunë relativisht e vogël në përmasë, por shembull bereqeti për bujqësinë e Kosovës.

“Vetëm përmes skemës së granteve fermerët e Mamushës kanë përfituar 7.5 milionë euro. Kjo përkrahje e jona e ka përmirësuar imazhin për bujqësinë e Kosovës dhe ka shtuar vullnetin te fermerët. Përkrahja do të vazhdojë të rritet sepse nevojat dhe kërkesa janë që prodhimet e Kosovës të jenë të mira, të shumta dhe cilësore”, u shpreh Kurti, njofton Kryeministria.

Ai shtoi se “Mamushën e kemi mbështetur dhe ndihmuar, por këtë do ta bëjmë edhe më shumë sepse Mamusha po punon gjithnjë e më shumë, po prodhon gjithnjë e më shumë, po eksporton gjithnjë e më shumë”.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sipas të dhënave, eksporti i domates në vitin 2021 ka qenë më pak se 73 mijë euro kurse në vitin 2024 ka tejkaluar vlerën prej 11 milionë euro. Kryeministri tha se ky është rezultat i cilësisë së prodhimeve tona dhe i punës e i përkushtimit të fermerëve, ekspertëve dhe përkrahjes së vazhdueshme si të institucioneve tona dhe po ashtu edhe të atyre ndërkombëtare si USAID, TIKA, GIZ, ADA, CARITAS, etj.

“Rritja e mbështetjes, e prodhimit dhe eksportit nënkupton rritje të ekonomisë dhe mirëqenies së fermerit, familjeve të tyre dhe të tjerëve hisedarë në zinxhirin e vlerës. Vetëm gjatë katër viteve të qeverisjes sonë 2021-2024, eksporti i perimeve është rritur për mbi 70%, nga 24 milionë euro sa ishte në periudhën 2017-2020, në 41 milionë euro në këto vitet e fundit”, u shpreh më tej ai.

Kryeministri Kurti i përgëzoi fermerët për punën e palodhshme që bëjnë, dhe ua uroj të gjithëve edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Domates./RTKlive

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit