15.2 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Zjarr masiv në Lubizhdë të Prizrenit, kryetari Totaj nga terreni: Situata është nën kontroll

Një zjarr masiv ka përfshirë Lubizhdën e Prizrenit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë mbretëruar ditëve të fundit. Për të parë nga afër situatën, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencave dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, ka vizituar zonën e prekur, ku janë mobilizuar të gjithë faktorët e sigurisë, raporton PrizrenPress.

Në terren po veprojnë Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe zyrtarë të komunës, të cilët janë duke punuar për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

“Posa vizituam fshatin Lubizhdë në Prizren, së bashku me drejtoreshën e Emergjencave dhe Sigurisë, Ramize Sinanaj Shala, ku si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit, ka shpërthyer një zjarr masiv, me ç’rast të gjithë faktorët relevant të sigurisë, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe zyrtarë komunalë, janë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën.

Zjarri tashmë është lokalizuar, derisa shiu po e ndihmon angazhimin tonë, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për ta garantuar sigurinë e qytetarëve e pasurisë së tyre”, tha Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar rrushin, fermerët e Rahovecit thonë se zhgënjehen kur vjen puna e vjeljes, për arsye se...

Rahoveci gati për sfidën me Drinin e Bardhë

Rahoveci do të përballet me Drinin e Bardhë këtë të diel në një përballje që pritet të tregojë forcën reale të skuadrës rahovecase, raporton...

Lajmet e Fundit