28.4 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për fajde – i dyshuari u kap në flagrancë duke marrë 5 mijë euro kamatë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.B., i cili u arrestua në flagrancë në momentin që po pranonte 5000 euro kamatë nga viktima B.L.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri A.B. ndodhet në ndalim 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par. 1 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria sqaron se veprimtaria e dyshuar e A.B. ka nisur në vitin 2019 dhe është zhvilluar në vazhdimësi deri më 6 gusht 2025, në qytetin e Prizrenit dhe në fshatin Bllacë, Komuna e Suharekës.

“Nga viti 2019 e në vazhdimësi deri më 06.08.2025… me dashje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, varfërinë, papërvojën e të dëmtuarit B.L., pranon shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit-dhënies së borxhit”, thuhet në kërkesën për paraburgim, raporton PrizrenPress.

Sipas dokumentit të Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një borxh prej vetëm 100 euro në vitin 2019, por shuma që i kërkohej viktimës ishte rritur në mënyrë të frikshme përmes presionit dhe kërcënimeve të vazhdueshme.

“Në muajin tetor të vitit 2019 i pandehuri e thërret përsëri të dëmtuarin në telefon, e fyen dhe kërcënon dhe i bën presion duke i kërkuar paratë dhe atë në shumën prej 1500 euro…”, përshkruan Prokuroria.

Më pas, viktima i ka dorëzuar gjithsej 1850 euro gjatë vitit 2019, ndërsa në mars 2020, i dyshuari e kishte vizituar në fshat duke i marrë edhe 800 euro të tjera.

“Në vitin 2020, derisa i dëmtuari kishte rast vdekje, në orët e vona të natës, i pandehuri e thërret në telefon duke i thënë ‘i ke 8000 euro borxh’… nga frika, i dëmtuari nga viti 2020 deri në vitin 2023 i paguan shumën prej 8000 euro”, thuhet më tej në dosje.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM BANESA ME RESIDENCE PAPUOE! . S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA M: ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer qytetit"

Presioni kishte vazhduar edhe në vitin 2024. Më 06 janar 2024, i dyshuari e kishte thirrur viktimën dhe i kishte kërkuar sërish 8000 euro të tjera, ndërsa më 13 janar, bashkë me dy persona të tjerë, kishte shkuar tek prindi i viktimës duke kërkuar borxhin në emër të djalit të tij.

Sipas Prokurorisë, kulmi kishte ndodhur më 06 gusht 2025, kur i dyshuari u arrestua gjatë një operacioni me masa të veçanta hetimore.

“I pandehuri arrestohet në flagrancë nga policia në momentin pasi pranon shumën prej 5000 euro në emër të kamatës nga i dëmtuari, me ç’rast të dëmtuarit B.L. i ka shkaktuar dëm material”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRUNG 4? SMODEL 26 BRUNGAIR -30°? +53°C High Pitmy ? wifi healthy Smart Cirflow LowNojse Low Nojse 12000Tu 12000BTU499€ 499€ 399 R32 18000BTu 749€ 649 ++ 24000B 899€ 799 FALAS DERI ?E 12 KESTE 0% INTERES 5 vite garancion 7 BRENTONI HOME- SMART Inverter +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 CE"

Prokuroria deklaron se me këto veprime, A.B. ka konsumuar elementet e veprës penale të fajdes dhe rasti do të trajtohet me përkushtim.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, përmbyllet komunikata./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Mbi 295 mijë euro borxhe në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit – “Hidroregjioni Jugor” apelon për pagesën e faturave të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” i ka bërë apel urgjent banorëve të lagjes “Bajram Curri” të Prizrenit që të kryejnë pagesën e faturave...

Krasniqi: Dr. Gëzimi është njeriu i duhur për Malishevën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij të plotë për kandidatin e kësaj partie për kryetar...

Lajmet e Fundit