3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Identifikohen dhe sekuestrohen armë në dy raste të ndara në Malishevë dhe Rahovec

Në dy raste të ndara, Stacionet Policore në Malishevë dhe Rahovec, në bashkëpunim me qytetarët, kanë arritur të identifikojnë personat që kanë përdorur armë zjarri dhe të sekuestrojnë armët.

Në rastin e parë, më 7 gusht 2025, në fshatin Lladroviq të Komunës së Malishevës, Njësia Hetimore e Stacionit Policor Malishevë ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri. Pas hetimeve, janë identifikuar dy të dyshuar dhe është sekuestruar arma e përdorur.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, 7 fishekë, 8 gëzhoja dhe dy granata dore. Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë, më 11 gusht 2025, në Rahovec, pas një informate për të shtëna në rrugën “Selajdin Mullabazi”, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar. Janë sekuestruar një pistoletë, një karikator, 2 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Rasti është iniciuar për “Mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon angazhimin për garantimin e sigurisë publike dhe luftimin e veprimtarive të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "Dispenser uji për ftohje dhe ngrohje BRUNG Economic Serie 1115B black 1115B white 1 Temperaturae ngrohjes 88°Cde 95 ?? r ttohjes 6°cden ??? 4Fugiangrohëse 550W ? Fuqia ? jPeshaneto/bruto Dimensionet BRUNU BOV BRUNG 11kg/12kg 28x29x92.5cm 2829x Kanaciteti depozites ngrohtë 5 gota 200ml Ujëtöftohtë .4L 17 gota 200ml 170€ 99.00€ € BRENTONI HUME epoH +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 DERI INE ?E 12 2 0%INTERES 0% NTI TERES"

Më Shumë

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Lajmet e Fundit