17 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

“Fillimisht i nxitën qentë në përleshje” – Prokuroria jep detaje për vrasjen me thikë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit E.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.4, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit, altoparlant dhe teksti që thotë "BRUNGARR Atall n vere NEW NEWSERIE SERIE SMODEL S -30 MODELII RI 26 @ @8 2 26 BRUNGAR EI 12000 499€ BTU 399€ 18000 749 BTu 649€ 24000 899€ BTU 799€ R32 A+++ WiFiA Heating Belt DERI ?E +30°C +53°C ME 0% INTERES MONTIMI GRATIS Montimi Gratis vien për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"

Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30min në lagjen “Tusuz” në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra. Me këto veprime E.B., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së, raporton PrizrenPress.

Po ashtu, Prokuroria njofton se i njëjti ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Në fund, Prokuroria Themelore në Prizren bën të ditur se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni gati për takimin letrar “Prizreni – Poezia – Tetova”

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova mbajn një takim letrar me moton “Prizreni...

Dhunohet një grua në Malishevë

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një grua në Malishevë. Në raportin 24-orësh, thuhet se rasti kishte ndodhur me datë 21 shtator...

Lajmet e Fundit