22 C
Prizren
E martë, 19 Gusht, 2025

MKRS-ja pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren: Asetet kulturore u shkatërruan qëllimshëm

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi, ka mbajtur sot një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas Bislimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve për lejimin e rrënimit të “Sarajeve të Vjetra”, një kompleks i mbrojtur me status të përhershëm të trashëgimisë kulturore.

“Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, por MKRS ka marrë masa për të zvogëluar shkatërrimin e objekteve të mbrojtura. Ata që lejojnë këto veprime, nuk do të mbesin pa u ndëshkuar,” deklaroi Bislimi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "ABI ABIPLATINUM RESIDENCE Eksperiencë e nivelit larte WVS ?????? ?????? STORE STORE STORE CHENT MIEA STORE STORE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE STORE STORE www.abiplatinum.com platinun"

Ai theksoi se për vite me radhë, institucionet profesionale të trashëgimisë janë përballur me raste të shumta të dëmtimeve të qëllimshme dhe veprimeve që bëhen në favor të përfitimeve private, duke shpërfillur ligjin dhe mbrojtjen kushtetuese që kanë këto objekte.

“Dëmet janë të shumta dhe të qëllimshme, duke shpërfillur kufizimet ligjore të përcaktuara në Kushtetutë, Ligjin për Trashëgimi Kulturore, Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe akte të tjera juridike në fuqi”, tha ai.

Sekretari i MKRS-së bëri të ditur se ministria ka rritur ndjeshëm aktivitetin e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore dhe do të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe drejtësisë për të ndalur këto shkelje.

Mund të jetë një imazh i skuter, seguej dhe teksti që thotë "? Trotinet elektrik /Kodi MK083 SPECIAL OFFER /White / NEIU 2025 MODEL /E Black 36V/ 7.8 Ah Bateri itiumi ? 299.00 EURO 229.00 EURO Fuqia 9s Deri 35km Distance Sasia e kufizuar 4-5 Orë Mbushje shpejte Rrota BRENTONI -HOME 8.5" kanupatir Shpejtésia Aftési ngjatjeje desine15 +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 BRUN TECH"

Ai u bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë ndaj zyrtarëve të akuzuar, si dhe i ftoi ata të japin dorëheqje nga pozitat e tyre. Po ashtu, Bislimi njoftoi se për rikonstruktimin e objektit të rrënuar do të kërkohen rreth 16 milionë euro nga buxheti i shtetit, një shumë që ai e cilësoi si tejet e lartë dhe e panevojshme, po të ishte parandaluar shkatërrimi.

“Zyrtarët lokalë që vepruan në kundërshtim me ligjin dhe në favor të interesave të paligjshme duhet të heqin dorë menjëherë nga këto praktika. Koordinimi me institucionet e trashëgimisë është obligim ligjor dhe moral” .

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjilani dhe Ballkani ndajnë pikët

Ndeshja e fundit e xhiros së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit, e zhvilluar të hënën pasdite,...

Çeku: Rrënimi i “Sarajit të Vjetër” nuk ishte gabim, por shkelje e rëndë me pasoja të pariparueshme për trashëgiminë e Prizrenit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për rrënimin e paligjshëm të “Sarajit të...

Lajmet e Fundit