17.6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Pakënaqësi në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren për vonesat në shpërndarjen e librave për komunitetet turk dhe boshnjak

Në ambientet e shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren, prindër dhe nxënës të komuniteteve turk dhe boshnjak shprehën pakënaqësi për mungesën e përfaqësuesve të shtëpive botuese, të cilët kishin paralajmëruar se do të shpërndanin tekstet shkollore në gjuhët përkatëse.

Sipas njoftimit të dërguar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), shpërndarja e librave duhej të bëhej më 3 shtator, nga ora 09:00 deri në 16:00, me një zbritje prej 15%. Megjithatë, në shkollën “Motrat Qiriazi” nuk u paraqit asnjë përfaqësues nga shtëpitë botuese, duke zhgënjyer pritjet e komunitetit.

“Sot i jam drejtuar edhe drejtoreshës së arsimit parauniversitar në ministri, por ende nuk kam marrë përgjigje. Kjo është vazhdimësi e eksperimentimit disavjeçar me furnizimin e teksteve,” tha Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoreshë komunale e Arsimit në Prizren.

Drejtori i shkollës “Motrat Qiriazi”, Ekrem Bajraktari, konfirmoi se ishin njoftuar për shpërndarjen e librave pikërisht për këtë ditë. “Ne ishim përgatitur që nxënësit të merrnin librat sot, por situata ka rezultuar ndryshe nga sa ishte premtuar,” u shpreh ai.

Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të subjekteve politike të komunitetit boshnjak, Sead Arifi nga Vakat dhe Duda Balje nga SDU, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre për këtë situatë.

Ende nuk dihet se kur do të realizohet shpërndarja e librave, ndërsa mbetet shqetësimi se nxënësit e komuniteteve turk dhe boshnjak mund të hyjnë në vitin shkollor 2025–2026 pa tekstet e nevojshme./TV Prizreni/

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, viziton ekspozitën e Autostrada Biennale

Bashkëthemuesit e Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi, mirëpritën në ekspozitën e edicionit të pestë të Bienales Drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi...

Zafir Berisha: Në këtë garë zgjedhore prezantojmë vizionin tonë për Prizrenin, jo për t’i sulmuar të tjerët

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka shpalosur  qëndrimin e subjektit të tij në lidhje me fushatën për...

Lajmet e Fundit