2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Ndërtimi i ujësjellësit kryesor për 15 fshatra dhe Dragashin drejt përfundimit

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e ujësjellësit kryesor, që do të furnizojë me ujë të pijshëm 15 fshatra dhe qytetin e Dragashit, janë drejt përfundimit.

Në këtë kuadër, sot është vizituar fshati Rapçë, i cili prej vitesh është përballur me mungesë të ujit të pijshëm, problem që ka prekur edhe shkollën dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton PrizrenPress.

“Në ditët në vijim, uji do të arrijë edhe në bazene, në fshatrat Rapçë dhe Kërstec. Ky nuk është fundi, por fillimi i punës së mëtejshme që planifikojmë të bëjmë në Rapçë. Rindërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë dhe ndërtimi i bazenit të ujit që planifikojmë të ndërtojmë në të ardhmen janë të nevojshme në mënyrë që të gjithë banorët të kenë një furnizim të përhershëm me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, gjatë vizitës është inspektuar edhe një segment i sistemit qendror të kanalizimit, i cili është i dëmtuar dhe pritet të riparohet në periudhën e ardhshme.

“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë është prioriteti ynë”, thekson më tej njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe...

Lajmet e Fundit