23.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ndërmori të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të festivalit, raporton PrizrenPress.

Në kuadër të këtij angazhimi, njësitet policore ishin të pranishme fizikisht dhe në gatishmëri për të ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen dhe monitorimin e rendit publik, parandalimin e sjelljeve asociale dhe të paligjshme, sigurimin e hapësirës, rregullimin dhe kontrollin e komunikacionit rrugor, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve operative dhe hetimore, gjithnjë në koordinim të plotë me shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Duke pasur parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve, rreth 60 mijë qytetarë vendorë dhe të huaj, përfshirë delegacione, organizatorë dhe artistë nga brenda dhe jashtë vendit, Policia e Kosovës shpreh mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe frymën pozitive të pjesëmarrësve.

“Përkushtimi dhe respektimi i udhëzimeve nga ana e tyre ka mundësuar që ‘Hardh Fest 2025’ të zhvillohet si një ngjarje e sigurt, e qetë dhe e paharrueshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

U raportua si e zhdukur para dy vitesh, gjendet në Prevallë 27-vjeçarja nga Prizreni – refuzon të kthehet në shtëpi

Një rast i raportuar si person i zhdukur është zbardhur nga hetuesit e Policisë së Kosovës në Prizren, të cilët kanë arritur të lokalizojnë...

“I njoh do alamet idiota” i Jurij Hudolinit prezantohet në Rahovec

Gjatë Hardh Orës Poetike në Rahovec u promovua libri “I njoh do alamet idiota” i autorit të njohur slloven Jurij Hudolin, përkthyer nga Fadil...

Lajmet e Fundit