Nesër, në orën 15:00, FC Prizreni udhëton drejt Suharekës për t’u përballur me KF Suhareka në kuadër të xhiros së 7-të të Raiffeisen Ligës së Parë.
Pas gjashtë javësh, ku skuadra ka regjistruar tri barazime dhe tri humbje, ekipi prizrenas kërkon të thyejë “mallkimin” e fitores së parë në këtë sezon. Java e fundit ka dhënë shenja pozitive me dy barazime radhazi, dhe kjo sfidë shihet si mundësi e mirë për të marrë pikët e para të plota, raporton PrizrenPress.
“Ekipi ynë kërkon të vazhdojë me paraqitjet e mira dhe të rikthehet me pikë të plota në Prizren”, është bërë e ditur nga klubi.
Trajneri dhe futbollistët janë të vendosur për të dhënë më të mirën dhe për të rikthyer moralin në ekip, ndërsa tifozët mbeten mbështetje e madhe për skuadrën. Një fitore në Suharekë do të ishte pika kthesë e sezonit për FC Prizrenin dhe do t’i jepte ekipit mundësinë për të nisur ngjitjen në tabelën e Ligës së Parë./PrizrenPress.com
Marketing
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/