Demolohen hapësirat e Çerdhes së Fëmijëve në Dragash për herë të dytë

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se Çerdhja e Fëmijëve në këtë komunë është demoluar sërish nga persona të papërgjegjshëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton PrizrenPress.

Ky është rasti i dytë brenda katër muajsh që ky institucion, i cili shërben për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve, bëhet cak i veprimeve vandaliste. Sipas njoftimit, pas demolimit të parë ishte shpallur tenderi për renovim, mirëpo pas përfundimit të punimeve ka ndodhur edhe një tjetër sulm, duke shkaktuar vonesa në funksionimin normal të çerdhes.

Çerdhja kishte nisur punën më 1 shtator, ndërsa ceremonia simbolike e inaugurimit, e paraparë për këto ditë, është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të dëmeve të fundit.

Komuna e Dragashit ka njoftuar se, përmes Drejtorisë së Arsimit dhe asaj të Çerdhes, janë ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë, ndërsa organet e rendit janë informuar për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e aktit.

“Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar për ta rikthyer objektin në funksion sa më shpejt dhe për të siguruar kushte të denja për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit