17 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

“Ec Ma Ndryshe”: Drini i Bardhë nën kërcënim, kërkohet veprim urgjent për shpëtimin e tij

Organizata “Ec Ma Ndryshe” ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të Drinit të Bardhë, një nga pasuritë ujore më të rëndësishme të Kosovës, duke paralajmëruar se ndotja, shfrytëzimi i pakontrolluar dhe ndryshimet klimatike po e vënë në rrezik të ardhmen e tij.

Në një reagim publik, organizata thekson se Drini i Bardhë furnizon me ujë të pijshëm pjesën më të madhe të vendit, siguron vaditje për bujqësinë, është burim energjie dhe habitat i larmishëm për florën e faunën. Përveç vlerave natyrore, lumi ka rëndësi të veçantë kulturore e historike për komunitetet përgjatë rrjedhës së tij, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, sipas “Ec Ma Ndryshe”, ky burim jetik përballet me një sërë sfidash serioze. Mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza ka bërë që shumica e vendbanimeve t’i shkarkojnë mbetjet drejtpërdrejt në lum, ndërsa industrisë i mungojnë filtrat dhe mekanizmat kontrollues. Po ashtu, shfrytëzimi i pakontrolluar i ujit nga bujqësia, industria dhe ujësjellësit rrezikon balancën ekologjike dhe shkakton konflikte mes komuniteteve.

Në listën e sfidave renditen edhe prerjet ilegale të pyjeve, nxjerrja e zhavorrit nga shtrati i lumit dhe ndërtimet pa leje, të cilat po e ndryshojnë strukturën natyrore të pellgut dhe po rrisin rrezikun e përmbytjeve. Ndryshimet klimatike, përmes rritjes së temperaturave dhe ndryshimit të ciklit të reshjeve, e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

 

“Ec Ma Ndryshe” thekson se Plani i Menaxhimit të Pellgut Lumor të Drinit të Bardhë parashikon një sërë masash që duhen zbatuar urgjentisht. Ndër to përfshihet ndërtimi i impianteve moderne të trajtimit të ujërave të zeza, forcimi i monitorimit të licencave për shfrytëzimin e ujit, pyllëzimi i zonave të degraduara, ndalimi i prerjeve ilegale dhe vendosja e sistemeve të hershme paralajmëruese për përmbytjet.

Organizata nënvizon se, për shkak se Drini i Bardhë kalon përmes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, menaxhimi i tij kërkon bashkëpunim rajonal dhe një qasje të integruar afatgjatë.

“Drini i Bardhë është pasuri kombëtare dhe rajonale, dhe mbrojtja e tij është domosdoshmëri për të siguruar ujë të pastër, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe një të ardhme të shëndetshme për gjeneratat që vijnë”, thuhet në reagimin e “Ec Ma Ndryshe”.

Marketing

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizreni shënon fitoren e parë në Ligën e Parë

FC Prizreni ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Raiffeisen Ligën e Parë, duke mposhtur KF Dinamo Ferizaj me rezultatin 2:1 në stadiumin...

Emërime të reja në udhëheqësinë e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë bërë emërime të reja në pozita udhëheqëse. Sipas njoftimit, Drejtori Ekzekutiv i spitalit,...

Lajmet e Fundit