10.2 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Në Prizren u promovuan librat “Ngat teje” dhe “Gravurë n’Lkurë” të autores Asja Mulgeci

Dy përmbledhjet poetike të autores nga Tirana, Asja Mulgeci, “Ngat teje” dhe “Gravurë n’Lkurë”, janë promovuar në Prizren, nën kujdesin e Shoqatës për Kulturë dhe Art “Fidani”.

Të pranishëm në promovim ishin shkrimtarë, poetë, studiues dhe dashamirës të letërsisë, të cilët ndanë vlerësime të larta për veprën poetike të autores. Në qendër të diskutimeve ishin temat e dashurisë, ndjeshmërisë njerëzore dhe identitetit gjuhësor që përshkojnë vargjet e Mulgecit.

Poeti dhe krijuesi Berat Batiu tha se në vargjet e Asja Mulgecit, dashuria është boshti kryesor — “e shfaqur si afsh, si mungesë, si mall, por edhe si forcë që e bën shpirtin të qëndrojë i gjallë përballë çdo dhimbjeje”.

“Dashuria këtu nuk është vetëm mes dy zemrave, por edhe një dialog i vazhdueshëm me natyrën, me qiellin, me erën dhe me yjet. Ajo na kujton se ndjenjat e vërteta janë universale dhe nuk plaken kurrë”, tha Batiu

Një tjetër tipar i veçantë i veprës së Mulgecit, sipas Batiut, është gjuha — dialekti gegë që autorja e përdor me mjeshtëri për të krijuar një poezi të gjallë, intime dhe të rrënjosur thellë në identitetin e saj shpirtëror.

“Asja Mulgeci na vjen me një poezi që nuk flet vetëm për dashurinë dhe ndjeshmërinë njerëzore, por edhe për identitetin e saj, të ngulitur në të folmen e trevës së Malësisë së Gjakovës”, u shpreh ai.

Vlerësime për poezinë e autores pati  edhe Emrije Krosi, të cila e cilësoi  veprën e saj si një zë të veçantë në letërsinë shqipe bashkëkohore./PrizrenPress.com/

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Mallra të padeklaruara kapen në Vërmicë – tri raste gjatë kontrolleve të fundit

Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të...

Proces i qetë zgjedhor në Prizren, Bytyqi: Deri tani s’është raportuar për incidente

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, foli rreth procesit zgjedhor në...

Lajmet e Fundit