FC Prizreni njofton me krenari se trajneri i skuadrës, Gëzim Hasi, ka përfunduar me sukses nostrifikimin e licencës së tij trajnuese, duke e bërë zyrtarisht të njohur nga UEFA, raporton PrizrenPress.
Trajneri Hasi posedonte diplomën e Bundesligës që nga viti 1996/1997, ndërsa tashmë, pas procesit të nostrifikimit, ajo është e barazvlefshme me licencën trajnuese të UEFA-s, duke i mundësuar atij të vazhdojë punën me standardet më të larta evropiane të trajnimit në futboll.
Kjo arritje përbën një moment të rëndësishëm për FC Prizrenin, duke dëshmuar përkushtimin e klubit për të pasur staf profesionist dhe të kualifikuar, si dhe përvojën e çmuar që trajneri Gëzim Hasi ka ndërtuar ndër vite në zhvillimin e futbollit prizrenas dhe talentëve të rinj.
“E falenderoj me respekt Federatën e Futbollit të Kosovës për mundësinë e dhënë, si dhe i falenderoj përzemërsisht të gjithë miqtë të cilët më patën përkrahur atëherë dhe sot”, u shpreh trajneri Hasi, në këtë rast./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/