7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Parandalohet tentativë e fshehjes së mallrave në Vërmicë – Dogana sekuestron pajisje pune të padeklaruara

Dje në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndalur për kontroll të detajuar një udhëtar, gjatë të cilit janë zbuluar mallra të padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, udhëtari në momentin e hyrjes kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar, raporton PrizrenPress. Megjithatë, gjatë kontrollit të automjetit, pas ulëses së shoferit janë gjetur mallra të fshehura – 196 disqe për gdhendje druri dhe 61 llampa koke për ndriçim teknik.

“Mallrat e lartpërmendura janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore, ndërsa ndaj udhëtarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thekson se zbulimi i rasteve të tilla është rezultat i përkushtimit të zyrtarëve doganorë për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.

Në fund, institucionet doganore u bëjnë thirrje të gjithë udhëtarëve që të deklarojnë mallrat që i bartin me vete, në mënyrë që të shmangen pasojat ligjore dhe të kontribuojnë në respektimin e ligjit dhe sigurinë kufitare./PrizrenPress.com

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë takon drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi i drejtorisë, ka mbajtur sot një takim...

Vetëvendosje: Raporti i auditimit nxjerr në pah keqmenaxhim financiar në Komunën e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka deklaruar se raporti i auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës për vitin 2024 përmban gjetje shqetësuese që, sipas...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit