Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një adresim para qytetarëve ka theksuar se vizioni i qeverisjes së tij ka qenë dhe mbetet zhvillimi i Prizrenit për të gjithë, pa dallime politike apo përkatësie.
“Prizreni në punë ka qenë vizioni ynë që nga dita e parë – për çdo qytetar të këtij qyteti, pa dallim partie apo përkatësie. Qeverisja jonë ka treguar se puna, rezultatet dhe përkushtimi ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partiak” – ka deklaruar Totaj.
Ai ka shtuar se periudha e ardhshme do të shënojë fillimin e fazës më të fuqishme të zhvillimit për qytetin dhe fshatrat e Prizrenit.
“Puna më e madhe për Prizrenin do të nis më 12 tetor. Ky është momenti kur do të fillojmë një kapitull të ri të zhvillimit, të investimeve të mëdha dhe të përkushtimit ndaj çdo lagjeje e fshati të komunës sonë” – ka theksuar ai.
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
Në fund, Totaj ka ftuar qytetarët që me votën e tyre ta vazhdojnë rrugën e punës dhe të rezultateve konkrete:
“Votoni PDK 191 – votoni për Prizrenin! Sepse vota për ne është votë për punë, zhvillim dhe të ardhme më të mirë për çdo qytetar.”
Marketing
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/