8.2 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Latifi vlerëson punën në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marr pjesë në takimin e tretë periodik për këtë vit me personelin shëndetësor, ku u vlerësua puna e vazhdueshme dhe rezultatet e arritura në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Rahovecit.

Sipas tij, gjatë periudhës janar – shtator 2025, në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” janë ofruar gjithsej 104,795 shërbime shëndetësore, ndër to: 10,059 raste urgjente të trajtuara, 50,606 terapi intramuskulare, 181 mamografi, 7,381 infuzione, 3,674 analiza laboratorike, 3,508 pacientë të trajtuar në stomatologji, 2,162 vizita shtëpiake, prej tyre 780 për nëna dhe fëmijë 0-3 vjeç, si dhe 52 lindje.

“Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit profesional të personelit tonë shëndetësor dhe e kujdesit të vazhdueshëm institucional për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Përfundon rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A njofton për përfundimin me sukses të rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren. Punimet...

Prizreni i gatshëm për menaxhimin e rrugëve gjatë dimrit

Komuna e Prizrenit ka përgatitur ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, rajonale dhe magjistrale gjatë sezonit dimëror. Me afrimin e stinës së dimrit...

Lajmet e Fundit