-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Të shtunën, krejt Prizreni n’sallë: Bashkimi kërkon fitore të madhe kundër Pejës

Të shtunën, ekipi i Bashkimit do të përballet me Pejën në palestrën “Sezai Surroi”, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e fortë dhe emocionuese për tifozët prizrenas, raporton PrizrenPress.

Bashkimi vjen pas një serie të shkëlqyer prej pesë fitoreve në pesë ndeshje, përfshirë triumfin e fundit ndaj Golden Eagle Yllit në Prizren. Trajneri dhe lojtarët janë të vendosur të vazhdojnë këtë ecuri pozitive dhe të sigurojnë një tjetër rezultat të madh.

Tifozët janë thirrur të jenë pranë ekipit, duke krijuar atmosferën karakteristike që vetëm Prizreni di ta bëjë. Ora 19:00, palestra “Sezai Surroi” — çdo prizrenas i vërtetë duhet të jetë aty për të mbështetur ekipin dhe për të festuar çdo sukses së bashku.

Sipas klubit, “ky është momenti ku çdo prizrenali duhet të jetë pranë ekipit tonë — të mbushim palestrën dhe të krijojmë atmosferën që vetëm Prizreni di ta bëjë! Arsye për mungesë nuk ka — hajde edhe ti, ta mbështesim ekipin tonë dhe ta çojmë drejt një tjetër fitore!”/PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Fetah Rudi akuzon udhëheqjen e LDK-së në Malishevë: Më bojkotuan dhe më futën thikë pas shpine

Kandidati i LDK-së, Fetah Rudi, i cili mori mbi 8 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit por nuk arriti të siguronte mandatin e...

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar” këtë janar

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis këtë muaj programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar”, me tre shfaqje të veçanta në 9, 16 dhe...

Lajmet e Fundit