Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në dy fshatra të Prizrenit|Video

Nga prurjet e mëdha të ujërave, u dëmtua ura që lidh fshatrat Zojz dhe Medvec, si dhe komunën e Mamushës.

Sipas përfaqësuesit të fshatit Zojz, Xhevat Thaqi, kjo gjendje u krijua mëngjesin e sotëm. Pasi e pa gjendjen e urës, policia e ka mbyllur atë për qarkullim.

Berzat Mazreku ishte nisur mëngjesin e sotëm të shihte se çfarë kishte ndodhur me serrat e tij matanë urës, por nuk arriti të dalë, pasi ura nuk kalohet as në këmbë.

Enver Kastrati nga fshati Medvec thotë se ishte i fundit që kaloi mbi urë këtë të mërkurë.

Sipas drejtoreshës për emergjenca dhe siguri në komunën e Prizrenit, Ramize Sinani Shala, dëmet më të mëdha Prizreni i pati në infrastrukturë, si dhe disa shtëpi banimi në Rimajë të Hasit. Ekipet sipas saj, janë në terren dhe po e verifikojnë gjendjen.

Në ditën e sotme, intensiteti i reshjeve në rajonin e Prizrenit është më i vogël, por niveli i ujit në lumenj ende është problematik, pasi po sjell më vete mbeturina dhe drunj.

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit