12.9 C
Prizren
E enjte, 20 Nëntor, 2025

Bashkimi mbyll me krenari aventurën historike në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka përfunduar rrugëtimin e tij historik në FIBA Europe Cup, një edicion që ka shënuar majën e paraqitjeve ndërkombëtare të klubit prizrenas.

Pavarësisht se nuk arriti të kualifikohet në fazën e radhës, skuadra largohet nga gara me kokën lart dhe zemrat plot krenari për atë që ka arritur.

“Rrugëtimi ynë në FIBA Europe Cup ka përfunduar, largohemi me kokën lart dhe zemrat plot krenari. Ky ekip shkroi histori: Anwil e mundëm në para-kualifikime, ndërsa në fazën e grupeve arritëm tri fitore të mëdha kundër Cibonës, Reggianës dhe Dijonit. Të gjitha ekipet në grup përfunduan me bilanc të njëjtë 3–3, dhe fatkeqësisht kjo nuk na mjaftoi për të kaluar më tej. Me përkushtim, vendosmëri dhe zemër, Bashkimi shkëlqeu në Evropë! Me këto rezultate, shpresojmë se kemi bërë krenarë të gjithë – shtetin, qytetin, tifozët dhe gjithë shqiptarët që na mbështetën”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Bashkimi shënoi një rrugëtim mbresëlënës që nisi me fitoren e madhe ndaj Anwil-it në para-kualifikime, duke u siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve. Aty, portokallezinjtë arritën tri fitore të rëndësishme përballë skuadrave të njohura evropiane si Cibona, Reggiana dhe Dijon, duke dëshmuar nivel të lartë gare dhe karakter të fortë.

Megjithëse grupi përfundoi me katër ekipe me bilanc të barabartë 3–3, rregullat e garës nuk shkuan në favor të prizrenasve, të cilët humbën mundësinë për kualifikim vetëm për shkak të diferencave të brendshme të pikëve.

Pavarësisht kësaj, Bashkimi ka fituar respekt të gjerë ndërkombëtar dhe ka sjellë krenari të madhe për qytetin e Prizrenit, sportdashësit kosovarë dhe gjithë shqiptarët që e kanë mbështetur në këtë aventurë.

Ky edicion mbetet një kapitull i artë në historinë e klubit – një dëshmi që Bashkimi mund të garojë denjësisht në nivelet më të larta të basketbollit evropian./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i arsimit dhe krijuesi letrar, Ibrahim Skënderi

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare veterani i arsimit dhe krijuesi letrar nga Opoja, Ibrahim Skënderi, nga fshati Brrut. Ai ishte ish-drejtor dhe mësimdhënës shumëvjeçar...

Romani ‘Jam Mysliman’ i Ben Blushit mbërrin në Prishtinë

“Jam Mysliman’, romani më i ri i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Ben Blushi, më në fund, ka arritur edhe në Kosovë. Vet autori njoftoi...

Lajmet e Fundit