4.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Kryetari i Malishevës priti në takim përfaqësues të EAA-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë javës ka pritur në një takim pune përfaqësuesin e EAA-së (Agjencia Ndërqeveritare Evropiane), Avnia Nasufoski, si dhe Safet Sadiku, zyrtar i kompanisë zvicerane “Planète Constructions SARL”.

Në këtë takim i shoqëroi edhe Haxhi Berisha, përmes së cilit ata vizituan Komunën e Malishevës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i ndërsjellë lidhur me nevojat që ka Komuna e Malishevës për investime në furnizimin me ujë të pijes, si dhe me mundësitë që ofron kjo agjenci dhe kompania zvicerane për sigurimin e fondeve nga organizatat ndërkombëtare për investime në këtë fushë.

Kryetari Kastrati i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin e tyre dhe i njoftoi ata me gjendjen aktuale të furnizimit me ujë të pijes në Malishevë, përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e saj, si dhe potencialin që ka komuna për zhvillimin e projekteve në këtë sektor.

Nga ana tjetër, Avnia Nasufoski, i cili njëherësh është edhe ambasador pranë OKB-së për 35 shtete afrikane në cilësinë e vëzhguesit, deklaroi se janë të interesuar të njihen nga afër me situatën në terren dhe me mundësitë konkrete për investime në furnizimin me ujë të pijes sipas standardeve bashkëkohore, si dhe në trajtimin e ujërave të ndotura./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Mungesë uji në disa lagje të Prizrenit për shkak të dëmtimit të gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se për shkak të reshqitjes së dheut në rrugën Prizren–Tetovë, gypi transportues nga burimi “Cvilen” drejt...

Lajmet e Fundit