Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor.

Rasti ka ndodhur derisa shoferi i kamionit me beton ka lëvizur prapa dhe ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.

Sipas lexuesit të Zeri.info, i cili ka qëlluar në vendngjarje, aty gjenden policia dhe autoambulanca.

Lidhur me rastin Policia ende nuk ka dhënë përgjigje. /Zëri

Image

Më Shumë

Pas promovimit të Bajraktarit, FC Prizreni konfirmon edhe Azem Islamin në projektin me talentet vendore

FC Prizreni po vazhdon të konkretizojë projektin e ndërtimit të skuadrës mbi bazën e futbollistëve të dalë nga akademia e klubit. Pas promovimit të...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit