3.1 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Spitali i Prizrenit dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e infermierisë, Burbuqe Gashi, dhe drejtorin e administratës, Lumrim Murtezaj, pritën të hënën në takim Drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, kolonel Faton Alija. Ai ishte i shoqëruar nga komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kapiten Nexhdet Mrasori, komandanti i Trafikut Rajonal, kapiten Arsim Bytyqi, si dhe komandanti i Stacionit Policor të Dragashit dhe kryetar i Sindikatës, kapiten Shaqir Uka, raporton PrizrenPress.

Kolonel Faton Alija përgëzoi drejtorin e spitalit për marrjen e detyrës dhe shprehu falënderimet për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar gatishmërinë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim.

“Takimi i sotëm ka dy qëllime. Së pari, për të uruar z. Osman Hajdarin për marrjen e detyrës së drejtorit ekzekutiv, duke i dëshiruar menaxhim të suksesshëm dhe rezultate pozitive në udhëheqjen e spitalit. Së dyti, për të shprehur falënderimin për bashkëpunimin që kemi me spitalin, veçanërisht për trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e policisë, kontrollet sistematike dhe procesin e rekrutimit të rekrutëve të rinj. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimet tona për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe institucionet, përfshirë edhe spitalin e Prizrenit”, theksoi kolonel Alija.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv Osman Hajdari falënderoi udhëheqësit më të lartë rajonal të policisë për vizitën dhe urimet, duke i informuar ata për gjendjen aktuale të spitalit, arritjet dhe planet për të ardhmen.

“Ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore, të afërta dhe të lehta për të gjithë qytetarët dhe ata që kërkojnë shërbime në spital. Po punojmë pandërprerë dhe me ritëm maksimal për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pajisje dhe materiale mjekësore, si dhe rekrutimin e profesionistëve shëndetësorë, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Gjithashtu, po forcojmë bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, që spitali jonë të jetë model dhe referencë për ofrimin e shërbimeve. Bashkëpunimi me policinë është jashtëzakonisht i mirë dhe do të forcohet edhe më tej, pasi qëllimi i të dy institucioneve është i njëjtë: siguria dhe shëndeti i qytetarëve”, përfundoi drejtori Hajdari.

Vizita e sotme nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe Policisë Rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në një lokal në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në një lokal në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi i urgjencës ka dalë menjëherë në...

Frika e Elitave nga Vetëvendosja Politike

Albatros Rexhaj Në demokracitë e brishta, momentet kur institucionet politike duhet të marrin vendime të vështira kanë një vlerë matëse të jashtëzakonshme. Ato tregojnë jo...

Lajmet e Fundit