7 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në fazën e casting-ut të “Dreaming San Marino Song Contest”, festivali përzgjedhës që vendos se cili artist do ta përfaqësojë vendin në skenën evropiane.

Luan do të interpretojë live para jurisë profesionale, duke prezantuar projektin e tij më të fundit, këngën “Summa Summarum (Cogito, Ergo, Sum)”. Kjo vepër është krijuar nga Luan Durmishi, në bashkëpunim me kompozitorin dhe dirigjentin e muzikës klasike dhe bashkëkohore Kushtrim Gashi dhe producentin muzikor të Luanit, Tomor Kuçi, ndërsa tekstin e kanë shkruar Luan Durmishi dhe Artrit Bytyqi, shkruan KultPlus.

Kënga është inspiruar nga t hënia e filozofit françez René Descartes, babait të filozofisë moderne, dhe për Luanin përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së tij muzikore deri tani.

Me një identitet artistik modern dhe përvojë të gjatë në muzikë, Luan synon të sjellë një interpretim autentik dhe ndërkombëtar, duke treguar potencialin e tij në një nga skenat më prestigjioze të Evropës.

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gashi: Hoti dhe Selmanaj po e dëmtojnë rëndë LDK-në, dyshime serioze për manipulim votash në Prizren

Nderim Gashi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prizren, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë duke adresuar kritika...

Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Rahovec

Pas humbjes së gjyshit, këngëtarit Labinot Rexha i është mundësuar që të jetë prezentë në varrimin e tij. Lajmin e bën të ditur përmes një...

Lajmet e Fundit