Reperi i njohur kanadez Drake ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke mbajtur një kapelë me flamurin kombëtar shqiptar dhe simbolin e shqiponjës dykrenare.
Pamja ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë mirëpritur këtë gjest si një shenjë vlerësimi ndaj kulturës shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që artisti shfaq elemente që lidhen me Shqipërinë. Edhe më herët, Drake ishte fotografuar me një xhaketë me motive shqiptare, duke dëshmuar se raporti i tij me simbolikën kombëtare shqiptare nuk është rastësor.
Me këto paraqitje, reperi kanadez vazhdon të shihet nga publiku shqiptar si një figurë miqësore ndaj kulturës dhe identitetit kombëtar.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
