Në Prizren po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës energjetike të qytetit. Pas largimit të shtyllave ekzistuese, linjat ajrore, të cilat në disa lagje kanë paraqitur pengesë për qytetarët, do të zëvendësohen me linja nëntokësore, raporton PrizrenPress.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, aksioni ka filluar me heqjen e të ashtuquajturës “shtyllë e transitit” dhe punimet po vazhdojnë në drejtim të lagjes “Ortakoll”.

“Po vazhdojnë punimet për dislokimin e largpërçuesve, ku pas largimit të shtyllave, linjat ajrore, që janë edhe pengesë në disa lagje, do të zëvendësohen me linja nëntokësore. Aksioni ka filluar me heqjen e ‘shtyllës së transitit’ dhe po vazhdon në drejtim të lagjes ‘Ortakoll’”, thuhet në njoftimin e komunës.
Nga Komuna bëhet e ditur se projektet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për modernizimin e infrastrukturës energjetike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Investimet e tilla rrisin sigurinë, stabilitetin dhe cilësinë e furnizimit me energji për qytetarët”, thekson komuna/PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
