15.4 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha, për realizimin e projektit “Fuqizimi i grave sipërmarrëse në Kosovë”.

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, “ky memorandum shënon fillimin e bashkëpunimit institucional për mbështetjen dhe avancimin e rolit të grave në fushën e ndërmarrësisë, me fokus në krijimin e mundësive të reja ekonomike, trajnime profesionale, mentorim dhe qasje në financim”.

Projekti do të zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus Kosovë, me qëllim që, siç thuhet në njoftim, “të fuqizojë ekonomikisht gratë dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe në zhvillimin lokal”.

Kryetari Kastrati theksoi se Komuna e Malishevës “mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat që kontribuojnë në barazi gjinore dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ndërsa drejtori Hoxha vlerësoi bashkëpunimin me institucionet lokale “si kyç për suksesin e projektit”.

Po ashtu, koordinatorja Valentinë Krasniqi – Zogaj theksoi se “ky memorandum pritet të hapë rrugë për iniciativa konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e pozitës ekonomike të grave në nivel lokal”, njofton Komuna e Malishevës./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Lajmet e Fundit