11.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Rifillojnë gërmimet vlerësuese në “Përzhina” të Rahoveci

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se kanë rifilluar gërmimet vlerësuese në Rahovec, më saktësisht në lokacionin e njohur në evidencat kadastrale dhe nga komuniteti lokal si “Përzhina”, në vijim të punimeve të realizuara gjatë vitit të kaluar në këtë zonë.

Sipas KQPZh-së, gjatë aktiviteteve të zhvilluara në muajin dhjetor të vitit të kaluar, janë realizuar gërmime vlerësuese vetëm në një sektor apo hapësirë të zonës së interesit, me ç’rast janë zhvarrosur mbetje mortore të dy individëve, si dhe janë gjetur disa pjesë kockore. Për shkak të kushteve të motit dhe disa faktorëve operacionalë, si dhe duke pasur parasysh sipërfaqen e madhe që kërkon verifikim dhe shqyrtimin e informatave shtesë, punimet në këtë lokacion ishin ndërprerë përkohësisht.

“Në përputhje me planifikimet dhe pas krijimit të kushteve për vazhdimin e aktiviteteve, ekipet e institucioneve kompetente, përkatësisht ekipet mjekoligjore të Institutit për Mjekësi Ligjore përfshirë edhe ekspertët e EULEX-it, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës- Sektori për Persona të Zhdukur , në zbatim të urdhëresës për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, janë rikthyer në këtë lokacion për të vazhduar gërmimet dhe verifikimet në terren”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se gjatë gërmimeve të realizuara sot janë gjetur mbetje mortore, të cilat janë zhvarrosur dhe dërguar për ekzaminim në Institutin për Mjekësi Ligjore, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet forenzike.

Numri i saktë i individëve dhe identiteti i tyre do të mund të konfirmohen vetëm pas përfundimit të analizave përkatëse forenzike.

“Ky proces po realizohet sipas planifikimeve dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës , Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe organeve të drejtësisë, në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore të secilit institucion”, ka deklaruar KQPZh.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vazhdojë me përkushtim të plotë edhe aktivitetet kërkimore dhe vlerësuese në terren, me qëllim të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, duke informuar opinionin publik në mënyrë të rregullt dhe transparente, me ndjeshmëri të veçantë ndaj familjeve të personave të zhdukur.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar si zëvendësministër të Mbrojtjes, Enis Kervan.Ai uroi për pozitën Kervan dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e...

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Lajmet e Fundit