Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës Unike për femra.
Skuadra prizrenase dominoi takimin pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar lojë të organizuar dhe efikase në sulm, çka bëri që të krijojë epërsi të sigurt deri në fund të takimit.
Me këtë fitore, Bashkimi vazhdon formën e mirë në kampionat dhe mbetet ndër skuadrat kryesore në garën e Ligës Unike për femra, ndërsa Tirana nuk arriti të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
