Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 10 mars 2026 rreth orës 08:30, pasi një person i dyshuar kishte bllokuar rrugën në këtë fshat. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.

“Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari  ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë (thikë). Sulmi është parandaluar nga njëri prej policëve në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Gjatë arrestimit, një nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.