Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta dhe veprimtaria e tij në shërbim të lirisë së vendit.
Në këtë aktivitet mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, së bashku me drejtorë komunalë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Komandant Gurit, përfaqësuesit e Komunës së Suharekës vendosën buqeta me lule, duke përkujtuar rolin dhe sakrificën e tij në luftën për çlirimin e vendit./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
