Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri të ditur se inspektorët komunalë kanë ndërmarrë veprime pasi rasti u identifikua nga Policia e qytetit.
Sipas tij, Policia konstatoi se në këtë lokal po përdoreshin aparate për lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin. Pas verifikimit në terren, Inspektorati Komunal ka ndërhyrë në bashkëpunim me Policinë.
Në këtë aksion janë njoftuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, të cilat janë përfshirë në procedurat përkatëse.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur nga Inspektorati Komunal deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme ligjore./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
