Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, qytetarë dhe ish-luftëtarë, zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, te Lapidari i Dëshmorëve në Korishë, dhe te shtatorja e Sali Shabanit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Korishë.
Gjatë aktivitetit u përkujtua me nderim të thellë vlera dhe kontributi i gjashtë dëshmorëve dhe i të gjithë të rënëve të kësaj zone në luftën për çlirim dhe liri.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve të UÇK-së!/PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
