Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress.
Përballja u zhvillua në Prizren, ku prizrenaset treguan paraqitje të mirë dhe dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes, duke siguruar biletën për finalen e madhe.
Në finalen e 18 marsit, Bashkimi do të përballet me Pejën 03, që në gjysmëfinalen tjetër mposhti Tiranën me rezultat 86:78.
Finalja e Ligës Unike për femra do të zhvillohet më 18 mars nga ora 19:30 në Palestra Sportive “Sezai Surroi”, ku pritet një përballje interesante për trofeun e këtij edicioni./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
