10.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në disa fshatra të kësaj komune.

Sipas programit, aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen nga 25 marsi deri më 2 prill 2026 në fshatrat Brestoc, Fortesë, Celinë, Krushë e Madhe, Retijë, Opterushë, Pastasel, Nagac dhe Hoçë e Vogël, ku do të bëhen homazhe dhe nderime për viktimat e luftës, raporton PrizrenPress.

Tubimet do të nisin më 25 mars në Brestoc, Fortesë dhe Celinë, ndërsa më 26 mars do të mbahen përkujtimet në Krushë të Madhe. Aktivitetet do të vazhdojnë më 28 mars me nderime për Shefki Thaçin dhe Enver Durakun, ndërsa më 29 mars do të bëhen homazhe për dëshmorin Sabit Shabandula në Rahovec dhe për dëshmorin Jahja Danuza në Gjakovë.

Më 30 mars përkujtimet do të mbahen në Retijë dhe Opterushë, më 31 mars në Pastasel, ndërsa programi do të përmbyllet më 2 prill me aktivitetet përkujtimore në Nagac dhe Hoçë të Vogël.

Programi i aktiviteteve:

25 mars 2026 (e mërkurë)
Brestoc – ora 09:30
Fortesë – ora 11:00
Celinë – ora 13:00

26 mars 2026 (e enjte)
Krushë e Madhe – ora 11:00

28 mars 2026 (e shtunë)
Nderime për Shefki Thaçin dhe Enver Durakun (Ilirion, ish-Dobërdelan) – ora 11:00

29 mars 2026 (e diel)
Nderime për dëshmorin Sabit Shabandula – Rahovec, ora 10:00
Nderime për dëshmorin Jahja Danuza – Gjakovë, ora 12:00

30 mars 2026 (e hënë)
Retijë – ora 10:00
Opterushë – ora 11:00

31 mars 2026 (e martë)
Pastasel – ora 11:00

2 prill 2026 (e enjte)
Nagac – ora 10:00
Hoçë e Vogël – ora 11:00

/PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit