15.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito, kryetarin e Shoqatës së Dhomave Mesdhetare të Tregtisë dhe Industrisë, Luis Roby, si dhe ish-ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si teknologjia, planifikimi urban dhe energjia e ripërtëritshme, me ç’rast shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e projekteve konkrete në Komunën e Prizrenit, e cila është destinacion tërheqës për investime dhe partneritete afatgjata me ndërmarrës ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Gjatë qëndrimit në qytet, mysafirët portugezë vizituan edhe Innovation and Training Park (ITP), ku u njohën nga afër me infrastrukturën, hapësirat dhe mundësitë që ofron ky park për zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Lajmet e Fundit