10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Në Retijë dhe Opterushë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Retijë dhe Opterushë janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, raporton PrizrenPress.

Në Retijë, u përkujtuan 3 dëshmorët, 17 martirët e rënë dhe 2 të zhdukurit, duke rikujtuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, theksoi se dhimbja dhe krenaria bashkohen në kujtim të atyre që ranë për liri.

“Serbia fashiste përdori taktika mizore duke vrarë, masakruar dhe dëbuar civilë të pafajshëm, pa kursyer askënd”, theksoi Latifi.

Opterushë, u përkujtuan 5 dëshmorët dhe 27 qytetarët e paarmatosur që u vranë dhe u masakruan, ndërsa katër prej tyre ende mbeten të pagjetur.

Latifi u shpreh se Opterusha mbetet plagë e hapur e historisë sonë dhe se sakrifica e tyre përbën themelin e lirisë së sotme.

Në të dyja fshatrat u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të përhershëm të të rënëve për liri./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kosova mbyll stërvitjet zyrtare, gati për duelin vendimtar ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore para finales së “play-off”-it ndaj Turqisë, që zhvillohet nesër në ora 20:45 në stadiumin Stadiumi...

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Lajmet e Fundit