14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Vazhdon aksioni i pastrimit në katër fshatra të Malishevës

Në kuadër të aksionit njëmujor “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar pastrimi i ambientit në fshatrat Llazicë, Balincë, Lubizhdë dhe Turjakë.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari dhe udhëheqësi i Task Forcës, Vesel Krasniqi, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, si dhe qytetarë, raporton PrizrenPress.

Kryetari Kastrati tha se ky aksion nuk përfundon me aktivitetet e ditës, por do të vazhdojë edhe në vijim, me synim të përhershëm për përmirësimin e gjendjes mjedisore.

“Pastrimi i ambientit që po bëjmë sot nuk përfundon me këtë aksion, por do të vazhdojë edhe më tej. Ne jemi të përkushtuar për mirëmbajtjen e ambientit nga mbeturinat, përfshirë edhe ato inerte. Mbi të gjitha, qëllimi ynë kryesor është vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së ambientit të pastër”, tha Kastrati.

Ai theksoi se prilli është shpallur “Muaji i Ambientit”, ndërsa synimi i komunës është që Malisheva të renditet ndër komunat me ambientin më të pastër në vend./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Lajmet e Fundit