Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, Cristiano Barale, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në një postim në Facebook, Totaj ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Me kënaqësi prita sot ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, Cristiano Barale, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me ç’rast e falënderova për bashkëpunimin korrekt të deritanishëm dhe diskutuam për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve si dhe për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka bërë të ditur Totaj./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
