Shpresa e bllokut te pika 127!

127Koalicioni paszgjedhor i përbërë nga LDK, AAK, Nisma dhe VV, është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore në mënyrë që të arrijnë ta jetësojnë marrëveshjen e 9 qershorit, sipas të cilës, Isa Mustafës i takon pozita e kreut të Kuvendit.

Për jetësimin e kësaj marrëveshjeje, ky bllok po thirret në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, blloku paraprakisht po synon të marrë një siguri nga Gjykata Kushtetuese për veprim mbi bazën e kësaj pike. Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo çështje nuk është vendosur akoma, por sipas saj, kjo është një ndër mundësitë që po shqyrtohet.

“Kjo çështje nuk është vendosur, por është një ndër mundësitë që po shqyrtohet. Besoj se do të vendoset shumë shpejt rreth kësaj”, ka thënë ajo. /Tribuna/

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit