8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Gaxherri: Të gjithë e dinë se SHIK-u ka vrarë njerëz

besa gaxherriDeputetja e LDK-së në Kuvend, Besa Gaxherri e ka shpjeguar në Interaktiv të KTV-së votën e saj kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Ajo ka thënë se PDK-ja nuk është dashur ta nominojë Veselin për këtë post, përderisa ka dyshime serioze për punën e SHIK-ut që ai e ka udhëhequr.

“Të gjithë e dinë se SHIK-u ka kryer vrasje dhe është përfshirë në krim të organizuar”, ka thënë Gaxherri.

Veseli s’do duhej të ishte në kryeparlametar pa u zbardhur dyshimet për ShIK-un, ka thënë ajo, teksa ka shtuar se ky ka qenë gabim i PDK-së.

Deputetja Gaxherri e ka quajtur thikë me dy tehe por zgjidhje të vetme koalicionin e partisë së saj me PDK-në e Hashim Thaçit.

“Ishte e vetmja e zgjidhje. Por është thikë me dy teha. Mund të bahet punë të mirë dhe të shpejtë, dhe mund të degjeneronjnë dhe të ngufasin edhe më tej gjendjen”, ka thënë Gaxherri, teksa ka shtuar se vet ajo shpreson e pret se do të ndodh kjo e para.

“LDK për herë të parë pas luftës qeverisë me vendin”, ka thënë Gaxherri.

Më Shumë

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Lajmet e Fundit