7.3 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Petrovci: Popullit duhet që t’i lë 6-7 këngë, si amanet që të më kujtojë

EnverPetrovci-aktorArtisti që e krahason skenën me femrën interpretoi për herë të parë si këngëtar mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH. Ai mendon se kënga mbetet përgjithmonë, ndërsa nga teatri mbesin vetëm ngjarjet.

Publiku e njeh si aktor, por pak kohë më parë e njohu edhe si balerin, pasi megjithëse i vjetër në moshë, edhe me ca kile tepër arriti të rrëmbente çmimin e parë në “Dancing with the stars 2”. Duket se energjitë nuk kanë të ndalur për të,pasi mbrëmjen e djeshme u prezantua përpara publikut, edhe si këngëtar, duke çelur Festivalin e 53-të të Këngës në RTSH.

Në një intervistë për “Shekulli”-n tregon se, kënga ka qenë gjithmonë pasion për të, derisa gjeti rastin ta shprehë në këtë festival.

Zoti Petrovci si ka lindur kjo këngë?

Këtë këngë e kam bërë para 3 vjetësh, por kam pritur rastin e mirë që ta interpretoja. Kur dëgjova se ky është festivali më i mirë, më i madhi në mesin tonë, në kombin tonë, në Shqiptari, vendosa që të konkurroj këtu, ku edhe më pranuan me kënaqësi. Të gjitha janë të bëra nga unë, kompozimi edhe teksti, ndërsa orkestrimin e ka bërë shkëlqyeshëm Riza Dolaku.

Përse e keni titulluar “Të vranë bukuri”?

Këtë këngë e kam realizuar para 3 vjetësh, qysh kur më mbyllën akademinë ku kam punuar, edhe për shkak të kësaj kam bërë edhe Teatrin e Babës në Prishtinë, në shtëpinë e babës tim. Ma mbyllën akademinë, edhe teatrin dhe kjo gjë më lëndoi shumë, nuk ma dhanë licencën. Kam pasur mundësi që të jem edhe i korruptuar, por nuk kam dashur. Ma mbyllën. Nga këtu ka nisur edhe inspirimiim. Kënga më doli vetë, teksti më doli vetë, edhe patjetër që duhet ta këndoja. Përpos kësaj kam disa këngë të tjera. Një këngë e kam për atdheun,një për nënën, një për dashurinë, një këngë ia dedikoj të dashurës sime që e kam dashur, sepse të dashurat gjithmonë janë pa fat.

Çfarë pritshmërie ke nga ky festival?

Kjo këngë nuk kuptohet as me një, as me dy të kënduar, por njerëzit që e kanë dëgjuar këngën e pëlqejnë. Ajo nis si një këngë ndaj femrës, por unë ja kushtoj skenës, sepse skenën e përjetoj si të ishte femër, madje me të bisedoj si të ishte femër.

Çfarë raporti ke pasur me këngën para se të këndoje në këtë festival?

Unë kam kënduar qysh i ri, normalisht si amator, para se të shkoja për studime në Beograd. Mrekullisht kam kënduar,por meqë rruga ime më dërgoi në Beograd si aktor, e ndërpreva këtë pjesë. Por megjithatë më ka mbetur peng, aq sa një ditë mendova se atë që kisha në zemër duhet që ta shprehja. Kam edhe disa këngë të tjera që i kam punuar.

Edhe kur do të jenë para publikut këto këngë?

Kjo nuk është më e rëndësishmja, por mjafton që unë të jem i kënaqur. Kënga e mirë di që të ngelet përgjithmonë.

Cili është dallimi mes teatrit edhe këngës?

Kënga sikurse ju thashë mund të jetë falënderuese, sepse mbetet përgjithmonë,ndërsa teatri nuk ngel, mbeten vetëm historitë për atë shfaqje. Prandaj mendoj se popullit tim duhet që t’i lë të paktën 6-7 këngë, si amanet që të më kujtojë.

Kur përjeton më tepër emocione,kur jeni në skenë si këngëtar, a posi aktor?

Në skenë nuk kam kurrfarë emocionesh. Por emocione kam vetëm në jetën time private. Ndërsa si këngëtar është hera ime e parë, edhe shpresoj që publiku ta vlerësojë këngën për të cilën kam punuar 3 vjet.

Më Shumë

Ndërron jetë mësimdhënësi nga Prizreni,Fatih Lubiçeva

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi i njohur nga Prizreni, Fatih Lubiçeva. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në...

Bashkimi demanton spekulimet për Wendell Green – klubi sqaron arsyen e mungesës së tij

Klubi i Bashkimit ka reaguar zyrtarisht pas spekulimeve të fundit që qarkulluan në media dhe rrjete sociale lidhur me mungesën e lojtarit Wendell Green...

Lajmet e Fundit